Lajme
Zogaj: Erdhën në pushtet që do ta padisin Serbinë për gjenocid, tash i kanë qitë në pazar krimet e luftës
Demokracia
10:16 | 07 Mars 2023

Share:

Analisti i politikës, Petrit Zogaj, ka kujtuar premtimet e kryeministrit, Albin Kurti me të cilat ka fituar pushtetin.

Zogaj ka thënë se Kurti erdhi në pushtet me premtimin se do të paditin Serbinë për gjenocid në Kosovës teksa tani sipas tij, Kurti ka pranuar që “të merren vesh për të kaluarën”.

Ai thotë se me këto veprime, Kurti i ka “qitë në pazar krimet e luftës”.

“Elita altuale ka ardhe ne pushtet me premtimin qe do ta padisine Serbine per gjenocid ne Kosove. Te njejtit dy vite me vone kane pranuar qe ‘te merren vesh per te kaluaren.” Kjo i bjen me i qite ne pazar krimet e luftes”, ka shkruar ai.

Më tej, Zogaj ka thënë se pushtetarët po i përdorin të gjallët e Familjes Jashari vetëm për të mbajtur pushtetin.

Të ngjashme