Lajme
Zhvillimet në veri: Vuçiq pritet të takohet nesër me ambasadorët e QUINT-it
Demokracia
17:44 | 13 Qershor 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër do të zhvillojë takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it pas zhvillimeve të fundit në veri, raporton Kosovo-Online.

Sipas raportimit, Vuçiq do të takohet me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi në orën 09:00.

Kujtojmë së gjatë ditës së sotme, Millun Millenkoviq i njohur me nofkën Llune është arrestuar sot nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Kush ishte ai?

Millun Millenkoviqi nuk ishte përmendur nga kryeministri Kurti në listën e gjatë të atyre që konsideronte se kishin organizuar protestat e dhunshme në veri të vendit.

Megjithatë, Millenkoviq është identifikuar dhe tashmë edhe arrestuar nga Policia e Kosovës, në një veprim që i la të lënduar tre zyrtarë policorë të vendit dhe që mblodhi protestues serbë në Mitrovicë të Veriut.

Të ngjashme