Sport
“Zhduket” lojtari i njohur: Nuk përgjigjet në telefonata, thuhet se është në depresion pas eliminimit nga Botërori
Demokracia
17:43 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Sipas disa mediave të huaja, uellsiani Aaron Ramsey dyshohet se është në depresion pas eliminimit në fazën e grupeve Kupës së Botës “Katar 2022” dhe ende nuk është paraqitur në klubin e tij Nice.

Ramsey ishte pjesë e kombëtares që mbërriti në Kupën e Botës në Katar për herë të parë që nga viti 1958 dhe synimi ishte të paktën të kalonte grupin.

Megjithatë, kombëtarja e Robert Page arriti të marrë vetëm një pikë në ndeshjen kundër SHBA.

Trajneri i Nice, Lucien Favre zbuloi se Ramsey ende nuk është kthyer në klub dhe zbuloi se nuk ka folur me mesfushorin 32-vjeçar ndërkohë.

“Jo, nuk u kthye. Mendoj se Kupa e Botës ishte e vështirë për të për t’u tretur. Do ta shohim. Nuk fola me të, mund të flisja, por nuk fola. Ai ishte shumë i zhgënjyer me Kupën e Botës. Atij i duhet kohë për tu rikuperuar. Kjo eshte” – tha ai për mediat angleze./Demokracia.com/

Të ngjashme