Lajme
Zgjedhjet në Serbi, Dodik shkakton incident gjatë procesit të votimit
Demokracia
16:09 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Kreu i Republikës Srpska, Millorad Dodik i njohur për deklaratat dhe veprimet e tij provokuese, ka shkaktuar një incident edhe gjatë momentit të votimit për zgjedhjet parlamentare të parakohshme të  mbajtura në Serbi.

Ndryshe nga siç e kërkon ligji që vota duhet të jetë e fshehtë, Dodik mori fletën e votimit dhe nuk ju drejtua kabinës së votimit, por e vendosi fletën në tavolinën e komisionerëve dhe në praninë e ekipeve të shumta të gazetarëve që patën rastin edhe ta filmonin sesi votoi.

Kamerat regjistruan momentin kur ai merr fletvotimin dhe nuk futet në hapësirën e rezervuar për votim, ku edhe ka mundur ta bëjë një gjë të tillë siç edhe parashihet me ligj – votim i fshehtë.

Të ngjashme