Lajme
Zgjedhjet në nëndegët e LDK-së, Abdixhiku: Kemi regjistrim rekord
Demokracia
21:37 | 15 Shtator 2023

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se këtë javë kanë nisur zgjedhjet në katër nëndegët e kësaj partie në kryeqytet. Përmes një postimi në “Facebook”, Abdixhiku ka njoftuar se ka regjistrim dhe pjesëmarrje masive të anëtarësisë, shkruan Gazeta Express.

“Këtë javë në Prishtinë kanë nisur zgjedhjet në 4 nëndegët e para. Ky proces jo vetëm që ka nisur mbarë, por me pjesëmarrje masive të anëtarësisë e qytetarëve që besojnë në ‘Rrugën e Re’ e programin e djathtë të Lidhjes Demokratike, ai po shndërrohet në konfirmim të besimit qytetar ndaj punës tonë. Kemi parë energji të jashtëzakonshme tek secili, kemi parë rini e gra si asnjëherë më parë. Kemi parë entuziazëm e mobilizim për platformën tonë. Po e mbyllim javën me përplot gëzim. “, tha ai.

Abdixhiku tha se synim është që të marrin pjesë 5000 anëtarët e anëtarësisë.

“Me synim të pjesëmarrjes së 5000 anëtarëve në gjithë Prishtinën, rrugëtimi ynë është ftesë për secilin që beson në vlerat tona e vizionin tonë. Dhe kjo ftesë, në këtë fillim, ka marrë përgjigje të shkëlqyeshme”, tha tutje ai.

Postimi i plotë:

📍PRISHTINA ZGJEDH

Gjatë gjithë verës kemi punuar në ristrukturimin gjeografik të Prishtinës🏙️. Një proces i bërë për herë të parë që nga viti 1990. Kemi organizuar nga një nëndegë për pothuajse secilën lagje në kryeqytet. I kemi krijuar plot 87 nëndegë. Kemi krijuar edhe Komisione për secilën nga to, e kemi regjistruar anëtarësi – rekord – për çdo nëndegë.

Këtë javë në Prishtinë kanë nisur zgjedhjet në 4 nëndegët e para. Ky proces jo vetëm që ka nisur mbarë, por me pjesëmarrje masive të anëtarësisë e qytetarëve që besojnë në ‘Rrugën e Re’ e programin e djathtë të Lidhjes Demokratike, ai po shndërrohet në konfirmim të besimit qytetar ndaj punës tonë. Kemi parë energji të jashtëzakonshme tek secili, kemi parë rini e gra si asnjëherë më parë. Kemi parë entuziazëm e mobilizim për platformën tonë. Po e mbyllim javën me përplot gëzim. 🙌

Me synim të pjesëmarrjes së 5000 anëtarëve në gjithë Prishtinën, rrugëtimi ynë është ftesë për secilin që beson në vlerat tona e vizionin tonë. Dhe kjo ftesë, në këtë fillim, ka marrë përgjigje të shkëlqyeshme.

Prishtina po zgjedh. Prishtina po jep model të demokracisë e mbështetjes masive.

E ardhmja është e ndritshme.

#rrugaere #ldk

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024