Lajme
Zemaj-Qeverisë: Ndaleni gjuetinë ndaj sektorit të shëndetësisë
Demokracia
19:53 | 19 Qershor 2022

Share:

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverinë për mosplotësim të kushteve të punës për punëtorët shëndetësorë dhe largimin e tyre nga puna.

“Kjo qeveri, mbi 1200 punonjës shëndetësor po i privon nga e drejta për të ofruar shërbimin e nevojshëm ndaj qytetarëve. Gjuetia qeveritare po i denigron e i largon punonjësit shëndetësor nga puna, e rrjedhimisht nga vendi. Kosova ka nevojë për shërbimet e heronjve të kohës – mjekëve dhe punonjësve shëndetësor”, ka shkruar Zemaj ndër të tjerash në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë i Zemajt, pa ndërhyrje:

Edhe pse emrin ta thonë qeveri, e me të drejtë mbiemrin paaftësi, së paku ndaj punonjësve shëndetësor ndale këtë gjueti.

Gjuetia qeveritare kundër punonjësve shëndetësor po vazhdon; kjo gjueti padyshim që edhe shëndetin e qytetarëve e dëmton.

Kjo qeveri, mbi 1200 punonjës shëndetësor po i privon nga e drejta për të ofruar shërbimin e nevojshëm ndaj qytetarëve.

Gjuetia qeveritare po i denigron e i largon punonjësit shëndetësor nga puna, e rrjedhimisht nga vendi.

Kosova ka nevojë për shërbimet e heronjve të kohës – mjekëve dhe punonjësve shëndetësor.

Qytetarët tanë kanë nevojë për shëndet të mirë.

Andaj, qeveri, ndale këtë gjueti!. /Demokracia.com/

Të ngjashme