Lajme
Zelensky: Sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane dhe gjermane sjellin rezultate të rëndësishme për Ukrainën
Demokracia
18:43 | 07 Gusht 2023

Share:

Sistemet e mbrojtjes ajrore të dhuruara Ukrainës nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë arritur “rezultate të rëndësishme”.

Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan CNN.

“I jam mirënjohës çdo vendi, çdo udhëheqësi që na ka ndihmuar me sistemet e mbrojtjes ajrore! Këto janë sisteme të fuqishme, shumë efektive… Ata tashmë kanë dhënë rezultate të rëndësishme,” tha Zelensky.

Fjalimi i tij erdhi disa orë pasi një valë raketash ruse goditi Ukrainën herët të dielën, duke synuar një bazë të rëndësishme ajrore në perëndim të vendit.

Aleatët perëndimorë i kanë dhuruar Ukrainës një sërë sistemesh të mbrojtjes ajrore./abcnews.al

Të ngjashme