Lajme
Zelensky e pret në Kiev ministrin e Financave të Britanisë, Jeremy Hunt
Demokracia
10:45 | 25 Prill 2024

Share:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të enjten se është takuar me ministrin e Financave të Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Hunt, në Kiev dhe bëri thirrje që të shtrëngohen sanksionet ndaj Rusisë për t’ia parandaluar Moskës anashkalimin e tyre.

Zelensky tha përmes një deklarate të publikuar në rrjetin “Telegram” se ai është mirënjohës ndaj Britanisë që këtë javë njoftoi rritje prej 500 milionë funtesh në përkrahje në fushën e mbrojtjes për Ukrainën, raporton gazeta “The Guardian”.

“Vëmendje e posaçme iu kushtuar politikës së sanksioneve. Është e rëndësishme që të zgjerohen masat kufizuese kundër Rusisë dhe të përjashtohet mundësia e anashkalimit të sanksioneve” – tha presidenti ukrainas.

Ai shtoi se ministri britanik do të takohet edhe me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal, dhe me disa ministra më vonë të enjten.

Të ngjashme