Lajme
Zelensky: Absurde nëse Ukrainës nuk i ofrohet anëtarësimi në NATO në samit
Demokracia
13:05 | 11 Korrik 2023

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se do të ishte “absurde” nëse Ukrainës nuk i ofrohet anëtarësimi në NATO në samitin e aleancës.

Volodymyr Zelenskyy theksoi se Ukraina “meriton respekt”, duke shtuar se duket se nuk ka “gatishmëri” për ta ftuar Ukrainën në NATO ose për ta bërë atë anëtare të aleancës, transmeton Telegrafi.

“Është e paprecedentë dhe absurde kur nuk përcaktohet afati kohor as për ftesën dhe as për anëtarësimin e Ukrainës. Ndërkohë që në të njëjtën kohë shtohen formulime të paqarta për ‘kushtet’ edhe për ftesën e Ukrainës”, tha në Twitter presidenti ukrainas.

“Duket se nuk ka gatishmëri as për ta ftuar Ukrainën në NATO dhe as për ta bërë atë anëtare të Aleancës. Kjo do të thotë se një dritare mundësie po lihet për të negociuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO në negociatat me Rusinë. Dhe për Rusinë, kjo do të thotë motivim për të vazhduar terrorin e saj”, shtoi Zelensky

Diskutimet rreth anëtarësimit të Ukrainës pritet të dominojnë samitin dyditor. Ndërsa anëtarët e NATO-s pajtohen se Ukraina nuk mund të bashkohet gjatë luftës, ata nuk pajtohen se sa shpejt mund të ndodhë më pas dhe në çfarë kushtesh.

Të ngjashme