Sport
Zekirija Ramadani pas humbjes nga Drenica: Kjo është katastrofë
Demokracia
18:42 | 11 Shtator 2021

Share:

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani , nuk e ka arsyetuar humbjen në ndeshjen ndaj Drenicës.

Për trajnerin nga Shkupi, ky është një start katastrofë për ekipin e tij i cili edicionin e kaluar mbrojti titullin e kampionit.

“Nuk besoj se lodhja në angazhimet në Evropë ka ndikuar. Tri ndeshje një pikë kjo është një katastrofë që e kemi bërë vetë. Përgjegjësinë maksimale e mbaj unë për këto ndeshje”, ka deklaruar Ramadani për Artsport. /Demokracia.com

Të ngjashme