ShowBiz
Zbulohet se çfarë shkruhej për Luizin në trofeun që Olta e fshehu
Demokracia
13:01 | 12 Shkurt 2023

Share:

Gjatë javës, kamerat e Big Brother VIP Albania kanë kapur një moment kur në oborrin e shtëpisë dikush hodhi nga ajri diçka.

Bëhet fjalë për një trofe të imptovizuar ‘Oscar’-i, të cilin e gjet aktorja Olta Gixhari.

Por në vend që t’ia jepte personit për të cilin ishte destinuar, Gixhari e fshehur atë nën xhaketë dhe e dorëzoi në dhomën e rrëfimit.

Se çfarë shkruhej dhe për kë ishte ajo trofe mbeti peng për shumë prej shikuesve të formatit.

Megjithatë, faqja e fansave të këngëtarit Luiz Ejlli, e quajtur Luizkrefjala, ka publikuar trofeun në fjalë duke zbuluar kështu se edhe çfarë shkruhej në të.

“Luiz Ejlli je fitues i padiskutueshëm. Respekte nga çunat e Brakes (Lori i Vajes dhe të gjithë). Do vijmë prapë”, ishte shkruar në këtë trofe i cili nuk shkoi në duart e këngëtarit shkodran.

Të ngjashme