Kuriozitete
Zbulohet meteoriti antik që hedh dritë mbi fillimin e jetës në Tokë
Demokracia
10:33 | 22 Korrik 2021

Share:

Një meteorit që daton 4.6 miliardë vjet më parë, që ra në Angli në fillim të këtij viti, ka të ngjarë të jetë një mbetje kozmike nga lindja e sistemit diellor, thonë ekspertët. Një pjesë e objektit me qymyr të zi, u gjet pranë fshatit Woodmancote në Gloucestershire.

Shkencëtarët mendojnë se meteori udhëtoi më shumë se 110 milion milje nga “shtëpia” e tij fillestare në rripin kryesor të asteroideve midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit dhe mund t’i japë përgjigje pyetjeve se si filloi jeta në Tokë. Shkëmbi antik është një shembull i rrallë i një kondrite karboni, një lloj meteoriti që shpesh përmban material biologjik.

Të ngjashme