Lajme
Bajrami i drejtohet Jahjagës: Faleminderit Presidente!
Demokracia
23:00 | 26 Prill 2024

Share:

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi që presidentja Vjosa Osmani, nuk e falënderoi ish-presidenten Atifete Jahjaga, e cila e ka siguruar donacionin.

Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka përmendur edhe donacionin e sjellur nga Jahjaga vite më parë për ndërtimin e spitalit të Pediatrisë Kirurgjike.

Ndër të tjera ajo ka përmendur edhe që Kosova është pjesë e Millennum Challange Cooperation, MCC, falë Jahjagës.

Presidentja Jahjaga e cila sot e ka sjellë PET skanerin në Mjekësinë Nukleare, në kohën kur ishte presidente ka sjellë një donacion prej 22 milionë euro për ndërtimin e spitalit të Pediatrisë Kirurgjike (spitali tash është i përfunduar) dhe gjithashtu e ka bë Kosovën pjesë të Millennium Challange Cooperation, MCC program amerkian ky prej të cilit Kosova përfiton mbi 200 milionë euro, projekte në fushën e energjisë. Faleminderit Presidente!” – ka shkruar ajo.

Të ngjashme