Kuriozitete
Zbulohet dinozauri më i madh në Evropë
Demokracia
07:36 | 10 Qershor 2022

Share:

Një dinozaur i sapo zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë grabitqari më i madh tokësor që ka bredhur ndonjëherë rreth kontinentit evropian, thonë shkencëtarët.

I quajtur ‘spinosauridi i shkëmbit të bardhë’, ky anëtar i grupit të spinosauridëve, është një përzierje mes dy grabitqarëve T-Rex dhe peshkaqenit të bardhë, dhe ishte në gjendje të sulmonte në tokë dhe në ujë.

Ai gjithashtu ka huazuar disa tipare nga një krokodil, me fytyrën e tij të gjatë dhe një bisht si kamxhik. Sa i përket madhësisë, dinozauri ishte deri në mbi 33 metra i gjatë dhe peshonte mbi pesë tonë.

Pavarësisht nga të gjitha ato veçori, kjo bishë i kishte krahët e shkurtër, njëjtë me ato të T-Rex. Megjithatë, kjo nuk e pengoi shumë, pasi krijesa ishte në gjendje të këpuste prenë e saj në gjysmë me nofullat e saj të mëdha, dhe kjo përfshinte dinozaurët e tjerë si dhe peshqit e mëdhenj.

Dëshmia për ekzistencën e këtij dinozauri përfshin një numër fosilesh të gërmuara. Këto fosile datojnë 125 milionë vjet më parë dhe përfshijnë kocka të mëdha të legenit, rruaza të bishtit si dhe një përzgjedhje të pjesëve të tjera, raporton Indy100, transmeton Klankosova.tv.

Autori kryesori gjetjes, Chris Barker, një student i paleontologjisë në Universitetin e Southampton, tha se ky përbindësh në Mbretërinë e Bashkuar ishte një vrasës me përmasa të pafundme.

Të ngjashme
Kuriozitete • 17 Maj 2024
Kuriozitete • 15 Maj 2024