Kuriozitete
Dita më me fat e këtij viti është shumë pranë, ndaj bëhu gati
Demokracia
16:45 | 15 Maj 2024

Share:

E dije që ka një ditë specifike që konsiderohet si ajo me më shumë fat? Sipas astrologut Kyle Thomas, 18 maji do jetë dita më me fat e vitit sipas astrologjisë.

Arsyeja është fakti se yjet do jenë të renditur më bukur se çdo ditë tjetër në 2024-ën. “Fati, mrekullitë, bekimet, zbulimet dhe lajmet e mira mund të vijnë pikërisht në atë datë”, deklaron Thomas për People.

Prej renditjes së yjeve, Dielli dhe Jupiteri do jenë në një linjë, fenomen ky shumë i rrallë, që i jep ditës prekjen magjike, pasi renditja në linjë e tyre ndodh vetëm 1 herë në vit.

Vendosja e yjeve në radhë që në kohët e lashta është cilësuar si një fenomen i mrekullueshën.

Astrologët sugjerojnë që të jeni të kujdesshëm dhe strategjikë gjatë 18 majit për të pritur më të mirat që universi po sjell.

 

Të ngjashme
Kuriozitete • 28 Maj 2024