ShowBiz
Zbulohet buxheti | Më shumë para u shpenzuan për marketing sesa për të bërë filmin “Barbie”
Demokracia
23:04 | 03 Gusht 2023

Share:

Filmi ‘Barbie’ ka pasur një sukses të madh brenda dy javëve të para të publikimit dhe sigurisht, ekipi i marketingut është përgjegjës për këtë.

Meme, këngë, linja veshjesh kushtuar Barbit, madje edhe festa “rozë” u organizuan për të promovuar filmin e Greta Gerwig.

Në fakt, në një botim të Variety thuhet se buxheti i dhënë për marketing ishte shumë më i madh se ai për krijimin e filmit. Sipas informacioneve, marketingu ka kushtuar 150 milionë dollarë, ndërsa i gjithë krijimi i “Barbie” ka kushtuar 145 milionë dollarë.

Duket sigurisht se këto para kanë “zënë vend”, pasi filmi ka thyer çdo rekord në arkat botërore, duke mbledhur 775 milionë dollarë.

Të ngjashme