Lajme
Zbulohet arsyeja e takimit mes Albin Kurtit e Memli Krasniqit
Demokracia
10:40 | 29 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi janë takuar mëngjesin e sotëm.

Takimi është mbajtur në njërën nga sallat e Kuvendit të Kosovës.

Demokracia.com mëson se Kurti e Krasniqi janë takuar për të diskutuar për Vettingun.

Sipas këtyre burimeve po shqyrtohen modalitetet se si të bëhet Vettingu dhe takimi është zhvilluar për të diskutuar rreth rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Takimi i tyre vjen pas vizitës së emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak në Kosovë dhe takimi të tij me liderët opozitarë. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme