Sport
Zbulohen fjalët fyese të Marusiq drejtuar Acerbit pas golit të Milanit në “frymën e fundit”
Demokracia
14:56 | 25 Prill 2022

Share:

Lazio humbi në mënyrë dramatike derbin e xhiros së 34-të të Serisë A ndaj Milanit (1:2) në shtëpi.

Mikpritësi mbeti pa shpresa për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe mysafiri ruajti vendin e parë në garën për titull me rivalët e qytetit Inter me një gol në minutat e fundit.

Një gol i rëndësishëm për të dyja klubet u shkaktua nga mbrojtja e Lazios. Fillimisht, anësori i djathtë malazez, Adam Marusic ua kaloi topin kundërshtarëve, të cilët më pas krijuan aksionin e shpejtë dhe shënuan me Tonalin.

Pas gabimit të tij, që shkaktoi golin, Acerbi qeshi dhe kjo e irritoi bashkëlojtarin e tij, Adam Marusic, i cili iu afrua dhe sipas mediumeve ndërkombetare i bërtiti atij duke i thënë: “E ke fajin, m.t!”. Pas kësak filluan menjëherë sulmet ndaj Acerbit dhe në rrjetet sociale.

Acerbi u detyrua të reagojë në media sociale, duke theksuar se është bërë mjaft tani, pasi ai nuk gaboi me qëllim dhe shtoi se gjithmonë ka dhënë maksimumin për ekipin lazial.

Të ngjashme