ShowBiz
Zbulohen çmimet e biletave për të parë nga afër finalen e madhe të Big Brother VIP Albania
Demokracia
13:51 | 27 Prill 2023

Share:

Big Brother VIP Albania i ka ardhur gati fundi, ku finalja e madhe e spektaklit do të mbahet më 6 maj në Tiranë dhe moderatorja e programit, Arbana Osmani, njoftoi herën e kaluar se do të dilnin shumë shpejt në shitje biletat për ata që duan ta ndjekin nga afër në studio finalen.

Shtëpia më e vëzhguar në Shqipëri ka depërtuar edhe përtej ekranit përmes atmosferës që kanë dhuruar banorët e saj VIP, e që tashmë kanë ngelur shumë pak meqë është drejt fundit.

Deri më tani ka tre finalistë të konfirmuar: këngëtari Luiz Ejlli, artistja e makjiazhit Efi Dhedhes dhe moderatorja Deamishel Hoxha.

Ndërkohë në garë për finalistin e katërt janë konkurrentët: Nita Latifi, Kristi Aliaj (Dragot) dhe Qetësor Ferunaj.

Telegrafi merr vesh se çmimi bazë i pakos më të thjeshtë për ta ndjekur finalen është 500 euro për person, ndërsa 1000 euro do të jetë bileta VIP, me të cilën fansi do të ketë akses edhe në ‘after-party’.

Këto çmime kanë shkaktuar reagime të shumta nga përdoruesit në rrjetin social Twitter, me shumë prej tyre që janë befasuar me impaktin e madh që ka krijuar programi dhe rritjen e kostos deri në këtë pikë për të parë finalen.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024