Kuriozitete
Zakonet e shëndetshme të familjes mbretërore britanike që mund t’i ndjekim të gjithë
Demokracia
13:15 | 31 Mars 2022

Share:

Të gjithë i kemi sytë drejt familjes mbretërore britanike lidhur me daljet e tyre publike, veshjet, eventet e rëndësishme si dasmat etj. Por, bëjmë mirë të marrim shembull prej tyre edhe disa zakone të shëndetshme që na ndihmojnë të jetojmë më mirë.

Disa prej këtyre zakoneve që mund t’i përfshini në jetën tuaj:

Meghan Markle praktikon jogën

Gjatë një interviste, dukesha e Sussex zbuloi se ka bërë joga për pjesën më të madhe të jetës së saj. Edhe pse Meghan pranoi se nuk i pëlqente shumë ky ushtrim, në fillim e kishte nisur duke pasur mësuese të ëmën, ndërsa në moshën e rritur filloi të bënte rregullisht joga.

Mbretëreshës Elizabeth pëlqen çokollatën e zezë

Sipas ish-kuzhinierit mbretëror Darren McGrady, mbretëresha pëlqen çokollatën e zezë. Megjithatë, ajo nuk është një adhuruese e madhe e llojeve të tjera të çokollatës, duke preferuar të hajë ato që kanë një përmbajtje kakao prej 60% ose më shumë. Ndër vetitë e çokollatës së zezë është ulja e presionit të gjakut, si dhe përmirësimi i funksionit të trurit.

Kate Middleton ha shumë ushqim të papërpunuar

Dukesha e Kembrixhit është një adhuruese e madhe e ushqimit të papërpunuar. Të preferuarat e saj përfshijnë mana gojin dhe sallatë me shalqi. Ushqimet e papërpunuara i japin trupit më shumë lëndë ushqyese e për rrjedhojë do të ndiheni më energjikë..

Mëngjesi i preferuar i Princit Charles, vezë me djathë

Pjata e preferuar e Princit Charles, janë vezët e pjekura me djathë. Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave, vitaminës B2 dhe selenit.

Princi William bën stërvitje të shkurtër por efektive

Princi William është në gjendje të mirë pas një trajnimi 11-minutësh. Këtë rutinë e ka ndjekur edhe gjyshi i tij, Princi Philip, e cila përbëhet nga pesë ushtrime që synojnë të gjitha grupet e muskujve.

Princi Harry pi lëng të freskët dhe merr suplemente

Princit Harry i pëlqen të zgjohet herët në mëngjes dhe ta nisë ditën me një stërvitje të mirë dhe lëng perimesh natyrale. Ai gjithashtu merr suplemente të rekomanduara nga nutricionist i tij.

Princeshës Diana i pëlqenin ushtrimet për të përmirësuar shëndetin e saj mendor

Sipas ish-trajneres personale Jenni Rivett, Princesha Diana jo vetëm që ushtrohej për të qëndruar në formë, por edhe për të përmirësuar shëndetin e saj fizik dhe mendor.

Të ngjashme