Lajme
Zajednica hyn në Kosovë nga dera e Qeverisë | Kurti ose Osmani mund ta dërgojnë statutin e themelimit në Gjykatën Kushtetuese
Demokracia
09:30 | 06 Prill 2024

Share:

Zajednica apo Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund të miratohet së shpejti nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe atë para datës 16 prill 2024.

Kjo datë përkon me debatin që do të mbahet në këtë ditë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe në fund të seancës me miratimin e një opinioni statutor lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Demokracia.com.

Mungesa e një hapi konkret mund të jetë një pengesë e madhe për anëtarësimin e Kosovës një muaj më pas, në maj.

https://demokracia.com/kushtet-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie-quint-shkon-ne-presidence-dhe-takon-tre-kreret-e-shtetit/

KUSH MUND TA DËRGOJË NË GJYKATË KUSHTETUESE STATUTIN E ZAJEDNICËS?

Pas takimit të përbashkët të krerëve të shtetit dhe ambasadorëve të QUINT-it në zyrën e Osmanit, Demokracia.com ka mësuar se tashmë ka një gatishmëri për ta pranuar zyrtarisht Statutin e Zajednicës dhe për ta dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për trajtim prej anës së saj. Kushtetuta e Kosovës ka përcaktuar qartë kompetencat e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe të Qeverisë së Kosovës, edhe sa i përket raportit me Gjykatën Kushtetuese dhe referimit të çështjeve në këtë institucion.

Në të dy rastet, edhe presidenti, por edhe Qeveria e Kosovës, mund të referojnë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

Një kompetencë e tillë i është dhënë Presidentit të Kosovës në nenin 84, paragrafin 9, ndërkaq Qeverisë së Kosovës në nenin 93, paragrafin 10.

Ndonëse nuk është thënë ende zyrtarisht, mediat kanë raportuar duke u mbështetur në burime brenda Qeverisë dhe Presidencës se ecja tutje është e ndërlidhur me domosdoshmërinë për të miratuar statutin për themelimin e Zajednicës dhe procedimin e tij për trajtim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë bërë të qartë qëndrimin se vetëm vendimi i datës 13 mars 2024 për Manastirin e Deçanit nuk është i mjaftueshëm për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

“Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, kishte deklaruar më 15 mars 2024 i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

https://demokracia.com/edhe-dy-kushte-tjera-kurti-e-zbatoi-vendimin-per-manastirin-e-decanit-duke-shpresuar-anetaresimin-ne-kie-escobar-thote-se-smund-te-ndodhe-pa-themelimin-e-zajednices/

Më 21 tetor 2023, kryeministrit Kurti i është dorëzuar një draftstatut për themelimin e Zajednicës nga 5 emisarët që përfaqësojnë ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën e Italinë, të cilin, më 26 tetor 2023 ka shprehur gatishmëri para liderëve evropianë (Scholz, Macron, Meloni, Michel, Borrell) që të njëjtin ta nënshkruajë.

Pranimi dhe dërgimi i statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese pritet t’i shtyjë edhe të shumëpërfolurat dhe shumëkërkuarat, Zgjedhjet e Parakohshme në Kosovë. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/kryezajednicari/

https://demokracia.com/asociacioni-i-2023-eshte-republike-serbe-si-e-zbuloi-zevendesja-e-kurtit-se-zajednica-qe-doli-nga-dialogu-i-tij-eshte-tjeter-nga-asociacioni-2013-15/

https://demokracia.com/arbitrazhi-kurti-shkele-kushtetuten-me-draft-statutin-e-pranuar-i-jep-fuqi-ekskluzive-zajednices-te-zgjidh-ceshtje-jashte-institucioneve-te-drejtesise/

Të ngjashme