Lajme
“Asociacioni i 2023 është Republikë Serbe” | Si e zbuloi zëvendësja e Kurtit se Zajednica që doli nga dialogu i tij është tjetër nga Asociacioni 2013/15?
Demokracia
09:29 | 05 Shkurt 2024

Share:

“Unë jam një nga ata që kanë votuar për themelimin e këtij Asociacioni më 2015, megjithëse kjo është një çështje prej vitit 2013, duke vlerësuar që komuniteti serb duhet të integrohet në shtetin e Kosovës, ashtu siç kemi bërë ne të tjerët, që të ketë të drejta për të jetuar, për tu shkolluar, për të punuar. Por tani kjo është një çështje krejt tjetër, pasi vlerësoj që drafti i tanishëm u jep atyre shumë të drejta, që pushteti ekzekutiv i Asociacionit, nëse do të themelohej, do të ishte i madh dhe kjo do të dëmtonte shtetin tonë. Nëse do të themelohej një Asociacion i tillë krijohet mundësia që të themelohet një Republikë e dytë Serbe ashtu siç është krijuar në Bosnje e Hercegovinë”.

Askush nuk e ka thënë më qartë se Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, dallimin në mes të Zajednicës/Asociacionit të vitit 2013/15 dhe Zajednicës/Asociacionit të vitit 2023 të pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.

Në intervistën e saj për Zërin e Amerikës, Zv/kryeministrja Rexhepi, më 3 shkurt 2024, ka treguar se rezultati i dialogut të udhëhequr nga kryemininistri Kurti është draftstatuti i cili është hartuar nga Bashkimi Evropian pas tri vitesh dialog.

Lexo më shumë:

Zëvendëskryeministrja e pranon se me draftstatutin e Zajednicës të pranuar nga Kurti krijohet “shtet brenda shtetit”

Më 21 tetor 2023, Kurti ka pranuar në zyrën e tij draftstatutin për themelimin e Zajednicës, të cilin ia dorëzuan 5 emisarët që përfaqësojnë ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë si dhe më 26 tetor 2023 shprehu gatishmëri para liderëve evropianë (Scholz, Macron, Meloni, Michel, Borrell) që të njëjtin ta nënshkruajë, shkruan Demokracia.com.

Për më tepër, zv/kryeministrja Rexhepi ka thënë se ky draftstatut, “i jep shumë pushtet ekzekutiv Asociacionit dhe mund të vijë deri te krijimi i një shteti të ri brenda shtetit tonë”.

KURTI INSISTON NËNSHKRIMIN E STATUTIT QË KRIJON SHTET BRENDA KOSOVËS

Pavarësisht se në Qeverinë e Kosovës janë të vetëdijshëm për përmbajtjen e draftstatutit për themelimin e Zajednicës, që sipas zv/kryeministres Rexhep çon në “krijimin e një shteti të ri brenda shtetit të Kosovës”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka insistuar vazhdimisht që së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të vendosin nënshkrimet e tyre edhe në këtë dokument.

Sipas kryeministrit Kurti “vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin [e marrëveshjes] dhe garanton zbatimin”.

Pavarësisht insistimit të vëzhdueshëm të Kurtit për të firmosur këtë dokument, dakordimi i tij në Ohër me presidentin serb, është i atillë që nuk kërkon nënshkrimin e Marrëveshjs Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksit/Shtojcës së saj [Ohër, 18 mars 2023] apo edhe Statutit për themelimin e Zajednicës [Prishtinë, 21 tetor 2023].

Lexo më shumë:

Lajçak: S’është e nevojshme që Serbia ta nënshkruajë Asociacionin, Drafti është i dizajnuar si dokument i Kosovës

 

Arbitrazhi | Kurti shkelë Kushtetutën me draft-statutin e pranuar, i jep fuqi ekskluzive Zajednicës të zgjidh çështje jashtë institucioneve të drejtësisë

Të ngjashme