Fansa të “Sex and the City”, bëhuni gati për një dëshpërim tjetër.
Pas lajmit se Kim Cattrall personazhi i së cilës ishte Samantha Jones, nuk do të ishte pjesë e rikthimit të “Sex and the City”, mediat e huaja bënë të ditur se as Chris Noth nuk do të përsëris rolin e tij ikonik të z.Big, shkruan Demokracia.com
Big ishte dashuria e personazhit të Sarah Jessica Parker, Carrie Bradshaw, gjatë gjashtë sezoneve të shfaqjes hit, dhe çifti u martuan – pas një përpjekjeje të ndërprerë martese – në filmin e parë, nga 2008
Në vazhdimin e vitit 2010, dyshja patën probleme martesore, por vendosën t’i jepnin edhe një rast martësës së tyre.
Por duket sikur ai do të jetë jashtë jetës së saj edhe një herë kur seria e re HBO Max të marrë historinë e saj.
Noth, aktualisht është duke luajtur në serialin “The Equalizer”, si edhe po i xhiron dy filma, “Brooklyn All American” dhe “Someday Sometime”.. /Demokracia.com/