ShowBiz
Yll Limani tregon muskujt e formësuar të trupit në xhirimet e klipit të ri
Demokracia
15:00 | 14 Qershor 2023

Share:

Këngëtari Yll Limani është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video nga jeta e tij e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, këngëtari nga Prishtina ka publikuar për fansat e tij disa imazhe në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku shihet të ketë pozuar me kanatiere gjatë xhirimeve të klipit të ri.

Foto: Yll Limani/InstaStory

I njëjti vuri në dukje muskujt e tij të formësuar, të cilat vijnë si rezultat i angazhimit të tij në palestër.

“O sa je po gabon me mu” dhe “Je tu hi n’gjynah” janë disa nga mbishkrimet me të cilat ai i ka shoqëruar këto imazhe.

Foto: Yll Limani/InstaStory

Me këtë rast, këngëtari Limani ka bërë të ditur se këto do të jenë disa nga vargjet e këngës së tij të re në ardhje, e cila titullohet “Ka je”. /Telegrafi/

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024