Lajme
E thotë edhe deputeti finlandez: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Demokracia
18:12 | 27 Prill 2024

Share:

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo Kiljunen, thotë se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës. Ai tha se janë për keqardhje pengesat nga ana e Serbisë, për anëtarësimin e Kosovës në KiE, meqë thotë se anëtarësimi nënkupton edhe mbrojtjen e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë.

I pyetur se a duhet të lidhet ky proces me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai deklaron se Kosova është dakorduar për një gjë të tillë.

“Kjo është një çështje relevante. Ne në Finlandë po e mbështesim, gjithashtu edhe unë, iniciativën e Bashkimit Evropian për të lehtësuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Një nga elementët për të cilin jeni dakorduar në këtë proces të dialogut është Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe të drejtën e tyre për t’u organizuar. Ne po e mbështesim që kjo të materializohet si pjesë e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kështu që ne po e mbështesim atë”, deklaron ai për Kosovapress.

Të ngjashme