ShowBiz
Yll Limani refuzon paratë që fansi tenton t’ia japë bakshish në koncert
Demokracia
12:04 | 10 Korrik 2023

Share:

Këngëtari Yll Limani është një nga emrat më të pëlqyer të momentit në estradë.

Ai po vazhdon që gjatë gjithë verës të jetë shumë aktiv me koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme, duke performuar për fansat në qytete të ndryshme shqiptare.

E sigurisht që duke qenë i shpeshtë paraqitjet e tij, jo të rralla janë edhe rastet kur këngëtari mund të ballafaqohet me një situatë interesante në skenë.

Së fundmi, këngëtarit të hitit “Kaje” i ka ndodhur diçka shumë e habitshme, pasi gjatë interpretimit, një fans është afruar nga skena për t’i dhënë bakshish.

Ani pse “paratë e hedhura” janë një traditë dasmash, fansi shihet t’i ketë ofruar atij disa para në dorë, të cilat Ylli i ka refuzuar menjëherë.

Pasi e ka bërë këtë gjest, ovacionet nga publiku nuk kanë munguar, teksa pamjet janë bërë virale.

Madje edhe vet këngëtari nga Prishtina nuk ka nguruar që ta rishpërndajë këtë moment në rrjetet sociale.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024