ShowBiz
Yll Limani nuk do të jetë pjesë e Festivalit të RTSH-së këtë vit
Demokracia
14:53 | 13 Tetor 2022

Share:

Këngëtari i mirënjohur, Yll Limani mbetet ndër emrat më të pëlqyer dhe suksesshëm të estradës shqiptare.

Nisur nga kjo, emri i tij shpesh herë është lakuar për një përfaqësim të mundshëm të Shqipërisë në festivalin evropian të muzikës Eurovision.

Por, kjo nuk pritet të ndodhë as këtë vit dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar vet Ylli.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, krijuesi i këngës “Lshoja zanin” ka thënë se ai nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH, që fituesin e dërgon në Eurovision.

“Nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH për Eurovision”, ka shkruar Ylli në një postim.

Ndryshe, këngëtari po vazhdon të jetë aktiv me koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Ndërsa, kënga e tij e fundit është bashkëpunimi me reperin, Noizy “Alkool” që ishte ndër hitet e verës që lamë pas dhe vetëm në kanalin zyrtar në YouTube numëron mbi 40 milionë klikime.

Të ngjashme