ShowBiz
Yll Limani mbështet marshin për drejtësi për krerët e UÇK-së
Demokracia
20:39 | 24 Mars 2023

Share:

Platforma “Liria ka Emër” ka thirrur marsh për drejtësi në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë më 2 prill në ora 14:00 në Prishtinë.

Këngëtari Yll Limani ka dalë në mbështetje të këtij marshi.

Ylli ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social Instagram në mbështetje të marshit “Marshojmë për drejtësi”.

Një ditë para fillimit të gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, në Prishtinë do të marshohet në mbështetje të tyre, organizim ky i platformës “Liria ka emër”.

Marshi do të fillojë në orën 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë deri të sheshi “Skënderbeu”.

Më 3 prill në Gjykatën Speciale në Hagë do të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme