ShowBiz
Xhuli me akuza të forta për Ilir Shaqirin pas eliminimit nga DWST: Njeri negativ me shaka seksiste
Demokracia
11:38 | 07 Dhjetor 2023

Share:

Ish-konkurrentja e edicionit të parë të ‘Big Brother Vip Kosova’, Juliana Nura së fundmi ishte e ftuar në emisionin ‘Pardon My French’ së bashku me partnerin e saj të vallëzimit, Dion Gjinika.

Ata përfunduan rrugëtimin e tyre javën e kaluar në spektaklin e vallëzimit ‘Dancing With The Stars’.

Në Fan Club, kujtojmë se Juliana u shpreh se ishte e shokuar kur juria vendosi se ishte ajo që duhej të largohej atë mbrëmje. Sipas saj ishte diçka që nuk e priste dhe nuk e meritonte.

Tani që kanë kaluar disa ditë, Juliana gjatë intervistës u pyet nëse nëse është penduar për deklaratat e saj, mirëpo ish-konkurrentja e përforcoi atë që ka shprehur më herët duke shtuar se nuk i pëlqejnë aspak shakatë seksiste të Ilirit në emision.

“Unë jam një person që kur e flas diçka i rri mbrapa dhe nuk e them pa patur baza. Ashtu e them edhe tani, Iliri është shumë njeri negativ dhe nuk më pëlqen fare me ‘sex jokes’ që bën ai”.

Të ngjashme