Sport
Xhiro e katërt në Superligën e Kosovës fillon sot me dy ndeshje
Demokracia
09:16 | 02 Shtator 2023

Share:

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e xhiros së katërt që janë në program për tu zhvilluar.

Ditën e sotme (e shtunë) do të zhvillohen dy sfida shumë interesante njëra në Suharekë dhe tjetra në Prizren.

Malisheva do të jetë nikoqir i Feronikeli ’74 dhe kjo sfidë zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitoret pas humbjes nga Prishtina, derisa Nikli ’74 synon të mos mposhtet në këtë sfidë.

Interesant do të jetë edhe dueli në Prizren mes Lirisë vendase dhe Fushë Kosovës.

Prizrenasit kanë marrë dy pikë në tre takimet e para dhe synojnë fitoren e parë në kampionat.

Ndërkohë Fushë Kosova është ende pa pikë dhe kërkon t’ia bëj sefte në Albi Mall Superligë.

Të dyja sfidat startojnë me fillim nga ora 16:00.

Të ngjashme