Lifestyle
Xhinset e ngushta nuk janë më në modë, përfundimisht
Demokracia
14:19 | 15 Shkurt 2021

Share:

Sipas të ashtuquajturve Gjenerata Z, pantollonat xhinse të ngushtë, nuk duhet më të jenë pjesë e garderobës tuaj, sado i dhimbshëm të jetë për ju të gjithë ky fakt.

Anulimi përfundimtar i këtij trendi u bë në TikTok, me video të cilat bënin thirrje që kjo veshje të largohet nga dollapat në mënyrë dramatike, transmeton Demokracia.com

Në njërën nga këto video, @momohk, udhëzom që ju ose mund t’i hidhni në mbeturina këto xhinse, ose edhe t’i digjni në zjarr.

Tani gjenerata e quajtur Millenials dhe të tjerët janë të mërzitur, gjithnjë sipas videove të përcjella nga TikTok, sepse është menduar që xhinset e ngushta do të mbesin gjithmonë në modë, pas xhinseve me bel të shkurtër nga vitet 2000 apo xhinset e nënave të viteve 90.

Pavarësisht, nëse xhinset e ngushta do të zhduken apo jo, ne po ju ofrojmë disa opsione xhinsesh, të cilat mund të i japin një freski veshjes suaj./Demokracia.com

Të ngjashme