Lajme
Xhelal Sveçla do t’i shpenzojë 3.1 milionë euro për ruajtjen e objekteve
Demokracia
21:22 | 16 Nëntor 2023

Share:

Ministria e Punëve të Brendshme, e cila udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, ka hapur thirrje për ruajtjen e objekteve që janë nën autoritetin e kësaj ministrie, shkruan Demokracia.com.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë institucioni me pagat më të ulëta në institucionet publike, por MPB-ja ka menduar që të dërgojë fiks 3,127,291.20 euro për shërbime të sigurimit fizik për objektet e MPB-së për tri vite.

Këtu synohet të kontraktohet një kompani private.

Në dosjen e tenderit që e ka parë Demokracia.com, thuhet se “Sigurimi Fizik i Objekteve të MPB-së”, përfshin sigurimin që do të bëhet 7 ditë në javë. Gjithsej të planifikuara për 36 muaj janë 1,421,496 orë.

Punëtorët e sigurimit duhet të kujdesen për hyrjen dhe daljen e personave të autorizuar në objekte, duhet të kujdesen për sigurinë e objektit, pasurinë në përgjithësi dhe për sigurinë në oborr dhe parking, etj., varësisht prej lokacionit. /Demokracia.com/

Të ngjashme