Sport
“Xhebrailat” me postim emocionues në ditën kur Ballkani siguroi titullin e kampionit
Demokracia
17:36 | 04 Maj 2022

Share:

Tifogrupi suharekas “Xhebrailat” kanë reaguar me një postim emocionues pasi Ballkani është edhe matematikisht kampion i Kosovës për edicionin 2021/22.

Barazimi i Gjilanit dhe Dritës në derbin e madh lokal (0:0) e ka shpallur Ballkanin kampion të Kosovës pak xhiro para fundit, raporton Demokracia.com.

“Xhebrailat” ia kanë dedikuar titullin tre anëtarëve të tyre të cilët humbën jetën këtë vit.

“Dhurata ma e mirë për 30 vjetorin e Xhebrailave, plotë 30 vjet pritje… Më në fund ëndrra u realizua, ky trofe shkon për 3 shokët tanë që na lanë këtë vit. Arton, Almir, Albert kjo shkon për juve”, thuhet në postimin e tifozerisë suharekase në faqen e tyre zyrtare.

Ballkani ka 70 pikë në vendin e parë, kur kanë mbetur edhe katër lojë deri në fund të kampionatit./Demokracia.com/

Të ngjashme