Sport
“Xhebrailat” i dalin në krah Dellovës, lojtarit që u dënua me 400 euro për sjellje jo sportive në Gjilan
Demokracia
15:32 | 07 Prill 2022

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka gjobitur me 400 euro futbollistin e Ballkanit, Lumbardh Dellovën për sjellje josportive në ndeshjen e ndërprerë kundër Gjilanit.

Sipas njoftimit, Dellova pas ndërprerjes së ndeshjes, në tunelin për në zhveshtore kishte shqelmuar disa dyer dhe gjësende tjera, ndërsa kishte treguar sjellje josportive ndaj gjyqtarëve, shkruan Demokracia.com.

Pas këtij vendimi kanë reaguar edhe tifozët e Ballkanit “Xhebrailat” të cilët i kanë dhënë mbështetje qendërmbrojtësit me përvojë.

“Në pak kohë, zemra e ekipës. Dellova një qytet mbrapa e ki”, thuhet në postimin e tifogrupit suharekas në faqen zyrtare.

“Lojtari i FC ”Ballkani” me nr fanelle 5 Lumbardh Dellova dhe nr ID.000161M99. Pas ndërprerjës së ndeshjes, në tunelin për në zhveshtore, kishte shqelmuar disa dyer dhe gjësende tjera që ishin aty si dhe kishte siellje jo sportive ndaj gjyqtarëve të ndeshjes. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Ballkani . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 400 euro . Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Recedivist)”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga uebfaqja e FFK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme