Lajme
Xhamia në Drenas publikon momentin kur një person thyen arkën dhe vjedh 500 euro
Demokracia
17:22 | 13 Maj 2023

Share:

Më herët është raportuar se në fshatin Kizhnarekë të Drenasit se persona të panjohur kanë hyrë në xhami dhe kanë vjedhur arkën e bamirësisë që kishte 500 euro.

Në raportin 24 orësht të policisë nuk raportohet për të arrestuar teksa rasti është duke u hetuar.

Kurse vet faqja e xhamisë në Facebook ka publikuar videon e momentin se kur është thyer arka e saj.

Me keqardhje ju njoftojmë se me datë 12.05.2023 në orët e herëshme të mëngjesit ka ndodhur një vjedhje në xhaminë e fshatit tonë, ku si pasoj është dëmtuar dera e hyrjes së xhamisë dhe është vjedhur arka e bamirësis nga një person ku për të cilin xhamia posedon video dhe foto të përsonit në fjalë.

Imami i xhamis për këtë rast ka lajmëruar organet e rendit të cilat janë duke u marrur me rastin në fjalë.

Një vepër e tillë nuk është njerëzore dhe shpresojmë që organet e rendit ta zbardhin këtë rast dhe raste të tilla mos të ndodhin asnjëherë.

Ja disa nga videot, të plota për rastin do të postohen më vonë.

Të ngjashme