Sport
Xhaka u kërkon drejtuesve të Arsenalit prurje të reja në klub
Demokracia
12:43 | 22 Maj 2023

Share:

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, i ka thënë hierarkisë së “Topçinjve” se duhet të bëjnë një hap përpara për sezonin e ardhshëm. Londinezët e veriut u dorëzuan në luftën për titullin e kampionit në Angli pas humbjes nga Notinghemi, gjë e cila bëri që titulli të shkonte në duart e Manchester Cityt.

Trajneri Mikel Arteta mësohet se do ta ketë mbështetjen e drejtuesve të klubit në aspektin financiar për ta përforcuar skuadrën në afatin kalimtar të verës dhe në këtë drejtim, Xhaka, i cili është lidhur me një largim gjatë verës, u ka thënë drejtuesve të klubit se nuk mund të ndalen por duhet të vazhdojnë të ecin përpara.

“Ne kemi luajtur një sezon të mrekullueshëm, por duhet të vazhdojmë. Ne duhet të bëjmë një hap tjetër përpara sepse sezonin e ardhshëm do të jetë shumë më i vështirë. Ne e dimë këtë. Bordi dhe trajneri do të vendosin se çfarë do të ndodhë, por ne duhet të jemi gati për çdo gjë.”, ka thënë Xhaka.

Ka shumë pa qartësi sa i përket të ardhmes së Granit Xhakës. Raportet sugjerojnë se Bayer Leverkusen ka rënë dakord për një çmim prej 13 milionë funtesh për të nënshkruar me mesfushorin përpara sezonit 2023-2024.

Të ngjashme