Sport
Xhaka insiston se Arsenali është akoma në garë për Premier Leaguen
Demokracia
19:05 | 19 Prill 2024

Share:

Granit Xhaka ka insistuar se Arsenali ende mund ta fitojë Premier Leaguen pavarësisht humbjes nga Aston Villa në vikendin e kaluar.

Topçinjtë pozicionohen në vendin e dytë me 71 pikë, me dy pikë larg Manchester Cityt që është në pozitën e parë.

“Mendoj që ata ishin 10 apo 11 ndeshje pa humbje, me një humbje nuk domethënë që ke humbur gjithçka”, u shpreh Xhaka.

“Me gjashtë ndeshje të mbetura në Premier League, është një mundësi e madhe ta fitosh Premier Leaguen dhe u uroj atyre të gjitha të mirat, për shkak se ende jam duke i mbështetur, ende jam në kontakt me disa nga stafi dhe lojtarët, dhe ende jam duke i shikuar ndeshjet”.

“Shpresoj që, për shkak se mendoj që ekipi, stafi dhe klubi meritojnë të fitojnë trofe”.

Arsenali përfundoi garimin në Ligën e Kampionëve, pasi u eliminua nga Bayern Munich në mbrëmjen e së mërkurës.

Ndërsa, Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Të ngjashme