Sport
Xhaka i gatshëm për t’i dhënë lamtumirën Arsenalit, nesër pritet të luajë ndeshjen e fundit
Demokracia
10:26 | 27 Maj 2023

Share:

Granit Xhaka është gjithnjë e më afër rikthimit në Bundesliga.

Ish-mesfushori i Borussia Monchengladbachit është afër transferimit te Bayer Leverkuseni.

Derisa marrëveshja po shkon drejt finalizimit, në anën tjetër Xhaka po përgatitet për t’i dhënë lamtumirën Arsenalit.

Sipas “The Guardian”, 30-vjeçari nesër (e diel) do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën e “Topçinjve”, ndaj Wolvesit. Njëherëshit kjo edhe do të jetë ndeshja e fundit për Arsenalin në Premierligë këtë sezon.

Ndeshja do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, me ç’rast kosovari do të mund të përshëndetet me tifozët e klubit londinez.

Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit nga viti 2015. Deri më tani, ai ka zhvilluar 295 paraqitje në total, teksa ka kontribuar me 21 gola dhe 29 asistime.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar dy trofe të Kupës FA dhe dy trofe të Superkupës së Anglisë.

Të ngjashme