Lajme
Vushtrri: Vodhën në xhaminë e fshatit, katër të dyshuarit lirohen me procedurë të rregullt
Demokracia
09:35 | 28 Nëntor 2023

Share:

Janë arrestuar katër persona në fshatin Begaj të komunës së Vushtrrisë, nën dyshimin se kanë vjedhur në xhaminë e fshatit.

Të dyshuarit muajin e kaluar kishin hapur me forcë arkat e xhamisë dhe kanë vjedhur paratë e grumbulluar.

Pas intervistimit ata u liruan me procedurë të rregullt, pasi prokurori vendosi ashtu, njofton policia.

Të ngjashme