Lajme
Vushtrri: Aksident mes tri veturave, lëndohen gjashtë persona
Demokracia
20:06 | 08 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime,  i  ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor në  fshatin Nadakovcë të Vushtrrisë, në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit gjashtë-(6) persona kanë pësuar lëndime”, tha Zahiti.

Ai tha më tej se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor./Demokracia.com/

Të ngjashme