Lajme
Vujiçiq: Prezantimi i Statutit të Asociacionit ishte moment i pakëndshëm, Kurti dhe Bislimi na tallnin
Demokracia
20:37 | 02 Maj 2023

Share:

Shefja e Ekipit Menaxhues të Serbisë, Danijela Vujiçiq, u tha gazetarëve në Bruksel se në takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili po mbahet nën patronatin e BE-së, ka prezantuar Draft Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Siç ka theksuar ajo, prezantimi ka qenë i pakëndshëm për shkak të hedhjes poshtë të delegacionit të Kosovës, transmeton Demokracia.com.

Kurti dhe Vuçiq po takohen sonte në Bruksel, në kuadër të raundit të ri të dialogut nën ndërmjetësimin e BE-së.

Në fillim të mbledhjes së sotme u miratua Deklarata për Personat e Zhdukur dhe më pas u prezantua drafti i parë i Statutit të Asociacionit, i cili u përgatit nga ekipi menaxhues i përbërë nga katër serbë, në krye me deputeten e partisë së Vuçiqit, Danijela Vujiçiq..

Vujiçiq u tha gazetarëve në Bruksel se ishte e pamundur të prezantoheshin të 67 nenet dhe nëntë kapitujt e Statutit në 30 minutat që BE-ja dha për formatin e bisedimeve të nivelit të lartë.

“Është punë e madhe që vetë delegacioni ta lexojë anëtar për anëtar dhe palët të shprehin kundërshtimet e tyre”, shtoi ajo.

Megjithatë, ajo theksoi se ajo dhe kolegia e saj nga Ekipi Menaxhues, Jelena Beloviq, kanë përjetuar siklet, sepse përfaqësuesit e Kosovës – kryeministri Albin Kurti dhe shefi i ekipit negociator, Besnik Bislimi – vazhdimisht e tallnin.

Ajo ka thënë se “kaosi u shkaktua” menjëherë pasi kanë hyrë në dhomë kur Vuçiq u ka thënë: “Ku janë serbet e mia nga Kosova dhe Metohia serbe”, për çka siç tha ajo, delegacioni i Prishtinës ka reaguar ashpër.

“Nëse nuk do të ishte presidenti Vuçiq që ndërhyri për t’i mbrojtur ata, do të kishte ndodhur kaos”, tha Vujiçiq.

Ajo kujtoi gjithashtu se drafti i statutit është hartuar pesë vjet më parë, në periudhën prill-gusht 2018 dhe se për këtë dokument janë konsultuar kryetarët e të gjitha komunave, publiku, akademikët dhe ekspertë të fushave të ndryshme. /Demokracia.com/

Të ngjashme