Lajme
Vuçiqi nxit frikë tek serbët: Serbët në Kosovë sonte i pret një natë e vështirë
Demokracia
20:15 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pretendon se Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të jetë në veri.

Ai në një konferencë për media ka thënë se serbët në Kosovë po i pret një natë e vështirë, duke vazhduar kështu të nxis frik tek serbët lokal.

“Një natë e vështirë na pret, kemi garanci nga KFOR-i se nuk do të ketë veprime të dhunshme

Shpresoj të kemi garanci nga KFOR-i, nga Evropa, se nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj demonstruesve. Shpresojmë që kështu do të shkojë. Ne vazhdojmë të flasim me ta, kjo është puna jonë. Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin ”, tha Vuçiq.

Ai tutje ka shtuar se ka disponim të njerëzve në Serbi, siç thotë ai, për ta mbrojtur vendin.

“Kurrë që nga ekzistenca e APJ-së nuk kemi pasur këtë lloj rekrutimi dhe këtë lloj reagimi, disponimin e njerëzve për t’u vënë në dispozicion të atdheut të tyre”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se “në terren është një luftë të vështirë e një kombi për mbijetesë në vatrat e tij”.

“Sot ata pushtuan me njësi speciale. Komuniteti ndërkombëtar bën sikur nuk e pa”, tha ai.

“Bëhet fjalë për një përpjekje për t’i dhënë fund problemit serb në Kosovë, në të cilin marrin pjesë Kurti, autoritetet e Prishtinës dhe një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe kërkesën e SHBA-së për heqjen e barrikadave.

“E kuptova shumë mirë atë mesazh dhe e prisja, megjithëse jam i zhgënjyer. Ata kanë fëmijën e tyre dhe po e mbrojnë. Fëmijën shqiptar e krijuan 20 vjet më parë dhe e mbaruan 14 vjet më parë, e tash thonë se barrikadat janë problem. Nuk kufizojnë lëvizjen e asnjë shqiptari, është protestë”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar që të mos preken ekipet e KFOR-it dhe EULEX-it.

“Bëjmë thirrje për bisedime paqësore, për lirimin e një njeriu të pafajshëm që u arrestua në mënyrë të pafajshme”, tha Vuçiq.

Të ngjashme