Lajme
Vuçiq: Pres presion të madh për Kosovën në muajt e ardhshëm
Demokracia
11:04 | 29 Gusht 2023

Share:

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot se pret presion të madh për Kosovën në muajt e ardhshëm dhe shtoi se Serbia nuk do ta ketë të lehtë.

“Pres më shumë presion dhe kërcënime dhe zbatim të atyre kërcënimeve në Kosovë nga ata që janë të pamjaftueshëm përgjegjës dhe nuk e kuptojnë se paqja nuk është vetëm në interes të serbëve, por edhe të shqiptarëve. Duket se muajt në vazhdim nuk do të jenë të lehtë”, tha presidenti Vuçiq gjatë një vizite në punimet përfundimtare për rindërtimin e plotë të urës mbi lumin Mllava në Petrovac, e cila është pjesë e rrugës rajonale.

Të ngjashme