Lajme
Vuçiq: Na presin kohë sfiduese, prandaj duhet të jemi të bashkuar
Demokracia
14:20 | 03 Shtator 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka publikuar një video në Instagram, ku ka shkruar se Serbia është duke u përballur me kohë sfiduese.

Vuçiq tutje ka thënë se për këtë arsyeje, të gjithë duhet të jenë të bashkuar dhe siç tha ai “të mbrojnë interesat e vendit”.

Ndër të tjera ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe u dëshmua se rezultatet e mira arrihen me këmbëngulje.

“Na presin kohë sfiduese, prandaj duhet të jemi të bashkuar, punëtor, të mbrojmë interesat e Serbisë dhe të japim kontributin maksimal në zhvillimin e saj.” – ka shkruar Vuçiq.

Të ngjashme