Lajme
Vuçiq ka nisur kontrollin edhe mbi çmimet e produkteve ushqimore në Serbi
Demokracia
14:17 | 08 Shtator 2023

Share:

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë konferencës që pati sot ka nxjerrë një shportë me produkte ushqimore. Me këtë veprim ai ka vendosur që vet t’i caktojë çmimet e disa prej produkteve ushqimore në Serbi.

Duke u mburrur se çmimet e ushqimeve në Serbi janë më të lirat në rajon, ai ka vendosur që të ndërhyjë në çmimet e disa prej produkteve të ushqimit që shiten në Serbi.

Të parin e ka nxjerrë mishin e pulës në formë sallami.

“Të kapem për parizierin e pulës…deri sot çmimi i saj ka qenë 399 dinarë, nga tash ai do të kushtojë 259.99 dinarë”, ka thënë ai.

Sipas tij, jogurti që kushton 164.99 dinarë, tash do të kushtojë 130.99 dinarë…

VIDEO nga minuta e -20:00

Të ngjashme