Lajme
“Vuçiq, figurë shahu”| Sinani: Franca po i tregon krahun që duhet të mbajë
Demokracia
15:26 | 09 Korrik 2023

Share:

Arsim Sinani, Pedagog në Universitetin e Tetovës, tha këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është një gur shahu në politik.

Ai tha se është Franca ajo që po luan një lojë me Serbinë për të treguar se cilën anë të mbajë.

Sinani shtoi se e rëndësishme është që shqiptarët po kthehen mirë në rajon dhe se qasja ndaj tyre ka ndryshuar.

“Vuçiqin e kontrollon akademia e shkencave të Serbisë. Ai është vetëm një gur shahu që luan shahun e madh të Serbisë, por duhet të kuptojmë se ne po kthehemi në rajon shumë mirë dhe kështu duhet të shikohet kjo çështje”, tha ai.

“Loja që Franca po luan me Serbinë është e mirë, sepse ajo mund të luaj një rol pozitiv për t’i dhënë ca karamele Serbisë, për t’i treguar se nga ta mbajë rrugën e vetë”.

Të ngjashme