Lajme
Vuçiq deluzional në takim parazgjedhor: Kosova është ka qenë dhe do të jetë pjesë e Serbisë
Demokracia
18:37 | 05 Nëntor 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim parazgjedhor për hir të elektoratit të tij ka dhënë një deklaratë jo të qëndrueshme, kinse Kosova është pjesë e Serbisë.

”Të gjithë do të donin të thoshin se Kosova është zemra e Serbisë, por nëse mund të largohen nga presionet perëndimore, të mos u përgjigjen atyre, të mos e fusin ‘kokën në thes’, se do ta zgjidhë Vuçiqi… Përsëriteni gjithmonë, Kosova është pjesë e Republikës së Serbisë, është e shkruar në Kushtetutë, ka qenë dhe do të jetë”, tha Vuçiq.

Ai po ashtu ka vazhduar propagandën e tij duke thënë se, ndryshe nga ata që duan të bëhen heronj, duke sakrifikuar fëmijët e të tjerëve, ai do t’i mbrojë të gjithë fëmijët, jetën e tyre dhe Kosovën.

”Mund ta imagjinoni sa energji duhet vetëm për të ruajtur diçka të vogël, për të ruajtur interesat jetike kombëtare. Diçka e vogël, sepse mendojnë se mund të sulmojnë atë pak, sepse e dinë se nuk mund të bëjnë asgjë më të madhe… Ka gjithmonë forma të ndryshme burokratike, sepse ata e dinë se ju e mbroni të shenjtën dhe se nuk do t’u jepni gjënë madhështore që do të dëshironin më shumë të kërkonin, që është pavarësia e Kosovës”, deklaroi Vuçiq.

Të ngjashme