Lajme
Vuçiçi paralajmëron “takime të rëndësishme” në Francë
Demokracia
18:59 | 08 Nëntor 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Alekandër Vuçiç, ka njoftuar se të enjten do të udhëtojë drejt Francës, ku do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili kohën e fundit ka qenë i angazhuar drejtpërdrejt në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).

“Do të kem takim me kryeministrin belg [Aleksandër De Croo], por sigurisht edhe me Macronin. Kam takime të rëndësishme në Paris”, ka deklaruar të mërkurën presidenti serb në një paraqitje televizive, duke iu referuar edicionit të pestë të Forumit të Paqes (PPF) i cili do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor në Paris.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, ku liderët botërorë, krerët e organizatave ndërkombëtare dhe personalitete nga shoqëria civile mblidhen për të diskutuar format e veprimeve kolektive.

Të ngjashme