Lajme
Vrau një person në Greqi, merr fund arratia e shqiptarit
Demokracia
10:39 | 25 Janar 2023

Share:

Ka marrë fund arratia për 38-vjeçarin shqiptar, që ishte shpallur në kërkim për vrasje në Greqi.

Bëhet fjalë për vrasjen e grekut me nofkën “amerikan” në Kalamatë. Prej disa ditësh shqiptari ka qëndruar i fshehur në kafenenë e një greku i cili gjithashtu është arrestuar për fshehjen e autorit.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se mes shqiptarit dhe viktimës ka pasur mosmarrëveshje. Nuk dihet ende saktësisht nëse shqiptari ka dashur të vriste 47-vjeçarin apo e ka qëlluar në këmbë për shkak të kanosjes. Fatkeqësisht plumbi ka goditur një arterie qendrore duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe dhe më pas vdekjen.

Të ngjashme