Lajme
E çuditshme dhe e paparë: Gjyqtari i Speciales nxjerr dokument online, zihet pak ngusht nga avokatët
Demokracia
16:21 | 23 Maj 2024

Share:

Një nga gjyqtarët në Speciale në rastin kundër krerëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, është zënë pak ngusht nga mbrojtja, pasi ka përfunduar dje pjesën e pyetjeve të tij.

Në një situatë jo të parë ndonjëherë në procese gjyqësore, madje as në Gjykatën Speciale, gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux, teksa po merrte në pyetje deshmitarin e radhës, një ish ushtar gjerman, i ka prezantuar atij një dokument të UNMIK-ut, rreth procedurave të ndalimit të njerëzve nga ana e KFOR-it nga qershori 1999.

Gjyqtari: Unë kam përpara një dokument që mban datën 4 korrik 1999. Është dokument i UNMIK-ut, misioni në Kosovë, dhe ka titull një deklaratë lidhur me të drejtat e KFOR-it për të ndaluar dhe arrestuar persona. Këtu thuhet se kompetenca e KFOR-it për të ndaluar dhe arrestuar persona bazohej në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe vecanërisht është e përcaktuar në këtë rezolutë. Dëshmitar, a ju kujtohet ky dokumente që është nënshkruar nga Përfaqësuesi i Posacëm dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Sergio Vaiero de Melo?

Dëshmitari: Po, më kujtohet, aty në fakt përshkruheni detyrat që do të kishte KFOR-i.

Gjyqtari: Deklarata kërkonte që KFOR-i të respektonte standardët e njohura ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut, kërkonte që emri i personit të ndaluar t’i raportohej mënjëherë prokurorëve të sapo emëruar nga UNMIK-u dhe më pas gjykatësve, hetues apo personave që kishin funksione gjyqësore, sipas rrethanave. A ju kujtohet të ketë ndodhur kjo ditët e oara të korrikut 1999?

Deshmitari: Sikur që ua permenda edhe më përpara, gjykatësit e parë ishin atje në fillim të korrikut, ishin dërguar prej UNMIK-ut.

Pasi që përfunduan pyetjet e gjyqtarëve, ishte sërish radha e avokatëve dhe ky ishte momenti kur u zbulua se gjyqtari po sherbehej me materiale online, me gjasë nga google. Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts kërkoi sqarim se nga doli ai dokument sepse të njejtin nuk po e gjente të dokumentet që ka dorëzuar prokuroria.

Avokati Roberts: Ju kërkoj falje që po i drejtohem trupit gjykues, por do më ndihmonit nëse me jepni përgjigje për pyetjen që sapo do të bëjë. A mund të më ndihmoni pak me referencen për pyetjen që u bë nga zoti Metro?

Gjykatësi Mettraux: Nuk bësoj se ka një numër ERN, por mund ta gjeni online sepse është një dokument publik.

Roberts: Do të thotë nëse nuk e kam gabim, i takon që nuk është nxjerrë për mbrojtjen ky dokument nga prokuroria në këtë rast konkret

Mettraux: Nuk e di, nuk e kam kontrolluar

Roberts: Me cka kuptuam ne, dhe nga kontrollet që kemi bërë ky nuk është një dokument i cili është paraqitur nga prokuroria. Ju kërkoj ndjesë për këtë ndërhyrje, por thjeshtë doja të dija që situata është e qartë sa i takon statusit të këtij dokumenti.

Të ngjashme